Sindroma e vitit të pestë: Pse edukatorët me përvojë kanë nevojë për sfida të reja? - kidsday

Në hapat e mi të parë, çdo gjë ishte tejet intensive. Isha shumë e ndjeshme dhe çdo situatë me fëmijët e merrja shumë afër zemrës. Mbaj mend stresin e vazhdueshëm nga kërkesat e larta të prindërve; shpesh mendoja se puna dhe përkushtimi im nuk po shfaqeshin siç duhet apo nuk po vlerësoheshin.

Megjithatë, koha më mësoi një leksion të vlefshëm: Besimi nuk dhurohet, ai ndërtohet. Me kalimin e kohës, ai ankthi i fillimit u zëvendësua nga një vlerësim i jashtëzakonshëm. Prindërit fituan besim të plotë tek unë dhe puna ime filloi të vlerësohej në përmasa që nuk i kisha imagjinuar në fillim.

Pesë vite më pas...
Sot, ndonëse nuk jam më aktive në rolin e edukatores së klasës, e shoh atë periudhë si "bazamentin" e stabilitetit tim profesional.

Pse kemi nevojë për sfida të reja? 

Hulumtimet tregojnë se periudha midis vitit të 3-të dhe të 5-të është "pika e kthesës". Sipas studimeve mbi Retencionin e Mësuesve (Ingersoll, 2012), rreth 40-50% e edukatorëve largohen nga profesioni në këtë fazë nëse nuk gjejnë stimuj të rinj.

  • Nevoja për Autonomi: Sipas Teorisë së Vetë-Përcaktimit (Deci & Ryan, 2000), për të shmangur rënien e motivimit, edukatori duhet të marrë përgjegjësi të reja.

  • Rekomandimi im: Kur një edukator arrin këtë pjekuri, është koha që institucioni t'i ofrojë përgjegjësi të reja. Dhënia e një roli në organizimin e materialeve shkollore, kurrikulës, apo ngritja në një pozitë ku mendimi i tyre vlen për mbarëvajtjen e qendrës, është jetike. Pyetja më profesionale që një menaxher mund të bëjë është: "Cila detyrë do të ishte më atraktive për ty tani?"

"Reset" pas pune: Si ta ruajmë veten?

Puna me fëmijët kërkon një nivel të lartë të "punës emocionale". Për të gjithë kolegët që janë ende në vijën e parë të frontit dhe për të shmangur atë që shkenca e quan Compassion Fatigue (Figley, 2002), unë rekomandoj:

  1. Aktivitete fizike si; (Yoga/Pilates/Ecje): Esenciale për të ulur kortizolin (hormonin e stresit) që akumulohet nga zhurma kronike dhe përgjegjësia e lartë.

  2. Kafja me "Njerëzit-Terapi": Kjo është pika ime e preferuar. Dilni për një kafe me atë mikeshë apo person që ju kupton pa folur shumë. Rrethohuni me njerëz që jua mbushin bateritë, që ju bëjnë të qeshni dhe që nuk kërkojnë asgjë prej jush. Ndonjëherë, një bisedë e thjeshtë jashtë mureve të kopshtit është terapia më e mirë që ekziston.

Pesë vite përvojë janë një aset i çmuar. Mos e lini veten të mbeteni në vend. Kërkoni sfida që ju rrisin, sepse një edukatore që kujdeset për veten dhe evoluon, është dhurata më e madhe për çdo fëmijë!

Nerimane Hasani
Nerimane Hasani Product Manager

Nerimane Hasani, me 5 vite përvojë në edukimin e hershëm dhe e diplomuar në Përkujdesje dhe Mirëqenie për fëmijë. Ajo aktualisht mban pozicionin e Menaxhere produkti në kidsday, duke shërbyer si urë lidhëse mes pedagogjisë dhe teknologjisë.

Fillo Sot! FALAS.

Fillo provën tënde
Caktoni një prezantim